Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Arabia Saudite do t’ia shesë me juan naftën Kinës

Arabia Saudite do t’ia shesë me juan naftën Kinës

Thuhet se Arabia Saudite është në bisedime aktive me Pekinin për të çmuar me juan një pjesë të naftës që i shet Kinës.

Sipas lajmit të “Wall Street Journal”, të bazuar në burime të afërta me temën, nëse palët bien dakord, atëherë pritet të bjerë dominimi i dollarit amerikan në tregun global të naftës dhe eksportuesi më i madh në botë i naftës bruto të orientohet drejt Azisë.

Bisedimet gjashtëvjeçare të Arabisë Saudite me Kinën mbi kontratat e naftës ku çmimi është shprehur në juan këtë vit u morën vrull.

Kina blen më shumë se 25 për qind të naftës që eksporton Arabia Saudite./TRT

Prev Post

Fiku dhe domatja, lidhja e çuditshme e tyre që bën mrekulli

Next Post

“Ushtria” e hakerave, 300 mijë vullnetarë do t’i bashkohën Ukrainës në luftën kundër Rusisë

post-bars

Leave a Comment