LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Trashëgimia kulturo-historike e Kosovës argumenton autoktoninë iliro dardano-arbëroro-shqiptare…

Trashëgimia kulturo-historike e Kosovës argumenton autoktoninë iliro dardano-arbëroro-shqiptare…

Popullata iliro-arbërore dhe gjetja e tyre përballë qytetërimit Perëndimor Romak dhe Lindor Bizantin gjatë gjithë mesjetës arriti t’i ruante tiparet etno-kulturore për të hyrë si populli i veçantë në historinë moderne…

-Trashëgmia Kulturo-historike e trevave të Kosovës ruan dëshmit që nga fillimet e neolitit (6000-2600 p.e.s), vendbanimet e para ishin ngritur që nga ajo kohë Gladnica (Graçanicë), Rakoshi (Istog), Fatosi e Lushnja (Mitrovicë), Reshtani e Hisari (Suharekë), Runiku (Skënderaj) e shumë të tjera…

-Revat e Kosovës kanë qenë të banuara me iliro-dardan që nga koha e bronzit dhe se ky territor ishte shumëfish, më i gjerë edhe i gjatë, me një shtrirje më të madhe se që është sot….

-Ilirët ishin një nga popullsit më të mëdha të Evropës, madje ata ishin të parët që populluan Evropën me njerëz dhe se emri që mbanë sot Evropa, është nga emri i bijës së Pellazgut që quhej Evropë…

-Për lashtësinë e ilirëve (dardanëve) kanë lënë shkrime nga lashtësia si: Herodoti (në shek. V p.e.s), ku bën me dije se territori i sotëm ishte pjesë përbërse e trojeve ilire. Edhe Polineu bën sqarime për organizimin e shtetit dardan nga gjysma e parë e shek. III p.e.s, pastaj gjeofrafi i shquar Ptolemeu ofronë të dhëna për shtrirjen gjeografike të Dardanisë që mund të ndiqen përmes kufijve verior Novi-Pazar-Nish gjithë trevat e Kosovës dhe Maqedonisë Veriperëndimore me kryeqendër Shkupin…

-Në një periudhë krize hyri perandoria Romake nga fundi i shek. III dhe fillimi i shek. IV gjatë ndarjes së saj në vitin 395, ku, Kosova ishte përfshirë në provincën e Dardanisë sikurse edhe provincat tjera ilire që hynë në Perandorinë Romake të Lindjes, në Perandorinë Bizantine…

-Dardanët të cilët i kishin mbijetuar romanizimit dhe që i mbijetuan migracioneve sllave dualën në mesjetë me emrin alban (arbër)…

-Ca linguistë të shquar shpjegojnë sipas trajtës Shkupi, etimologjinë e etnonimit Shkypetar nga na del edhe emri i vendit Shkypeni…

-Zhvillimet edhe të emrave të qyteteve të tajtës fonetike iliro-shqipe janë emrat e qyteteve të shumta si: Nishi (Naisus), Binça (Arribantium), Lipjani (Ulpiana), Sharri (Skardue) e shumë e shumë të tjera…

Prev Post

Letër Rexhep Selimit: Ti je çlirimtari, hallka e vetme mes dëshmorit dhe gjykimit

Next Post

Francë, mbyllet një tjetër xhami me pretendimin se mbështet “islamin radikal”

post-bars

Leave a Comment