LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rritja e çmimeve në Shqipëri/ Psikologët: Shtrenjtimi i jetesës rrit agresivitetin

Rritja e çmimeve në Shqipëri/ Psikologët: Shtrenjtimi i jetesës rrit agresivitetin

Sipas psikologëve, shtrenjtimi i jetesës sjell rritje të agresivitetit. Ekspertët thonë se pasiguria ekonomike është një nga faktorët që minon harmoninë familjare e për pasojë krijon ngarkesë emocionale të lartë.

“Pasiguria ekonomike në të cilën ne po jetojmë ndikon detyrimisht në gjendjen tonë psikologjike. E gjitha kjo të sjell pasiguri për të nesërmen, pasiguria pastaj përkthehet në ngarkesë emocionale që mund të kthehet në dhunë brenda familjes dhe në agresion.”- u shpreh psikologia Valbona Treska.

Psikologët paralajmërojnë se në Shqipëri pritet që të përballemi me të njëjtën situatë si ajo e pandemisë. Treska theksoi se pasiguria financiare edhe gjatë pandemisë shtoi agresivitetin dhe dhunën në familje.

Nga data 15 shkurt deri më tani janë lëshuar nga Gjykata e Tiranës 24 urdhra mbrojtjeje, ndërsa janë regjistruar 60 kërkesa për divorc./JOQ

Prev Post

Probleme në tregun e çipave shkaku i agresionit rus në Ukrainë

Next Post

Ushqimet shkatërruese të imunitetit dhe organizmit tonë!

post-bars

Leave a Comment