
Qytetarë nga gjithë Shqipëria nisen drejt Kryeministrisë
Protesta qytetare e thirrur sot në orën 11.00 ka nisur dhe qytetarë nga gjithë Shqipëria janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe tani po shkojnë drejt Kryeministrisë.
Pjesëmarrja është shumë e lartë dhe siç shihet nga pamjet që sjell drejtpërdrejt newsbomb.al, bulevardi kryesor është plot. Banderolat dhe pankartat e mëdha nuk mungojnë. “Boll na vodhe”, shkruhet në banderolën kryesore të protestës.

Prej tre ditësh në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë kanë nisur protestat qytetare dhe kërkohet ulja e çmimeve. Tubimi i sotëm është më masivi i kësaj jave për shkak se qytetarë nga gjithë vendi i janë përgjigjur thirrjes për të protestuar për çmimin e produkteve ushqimore dhe karburanteve./NEWSBOMB