
Bordi i Menaxhimit të Hidrokarbureve: Çmimi i naftës ulet në 217 lekë
Sapo ka mbaruar mbledhja e parë e Bordit Kombëtar të Menaxhimit të Hidrokarbureve. Burime nga kjo mbledhje i thanë Top Channel se është vendosur që çmimi i sotëm në treg i naftës nga 223 lekë të shkoi në 217 lekë. Bordi ka në përbërje zyrtarë të qeverisë. Nafta në tregjet ndërkombëtare ka rënë ndjeshëm ditët e fundit pas vendimit të OPEC-ut për të rritur prodhimin./gazetashekulli