Libri i Javës në IETT/ “Shkretëtira e Tartarëve” nga Dino Buzzat
Shkretëtira e Tartarëve” nga Dino Buzzati.
Botuar për herë të parë në vitin 1940, “Shkretëtira e Tartarëve” është një roman monumental i letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale. Ai renditet në listën e njëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20-të.
Djaloshi Xhovani Drogo, një oficer i ri, dërgohet me shërbim në Kalanë e Bastianit, një postë e vjetër kufitare, e cila ndodhet në një rajon kufitar me shkretëtirën.
Çfarë e shtyn atë mbas shumë vitesh që të refuzojë kthimin në qytet, ndërkohë që miqtë e tij të ngushtë shijojnë sukseset e jetës dhe janë bërë familjarë të mirë? Pse duhet të qëndrojë vit pas viti në atë kështjellë të humbur në kohë dhe hapësirë, ku ardhja e një armiku të mundshëm, nuk shfaqet kurrë.
Buzzati i vendos historitë në kufirin misterioz, metafizik dhe shpeshherë të pandashëm mes reales dhe joreales. Këtu qëndron gjithë sharmi magjik i veprës së tij.
Lexo edhe ti një libër këtë fundjavë!
/ www.iett.al./MEDIA KONTAKT