LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Japoni/ E pa zakontë: Vajzat do ndalohen t’i kapin flokët bisht në shkolla! Eksitojnë studentët meshkuj

Japoni/ E pa zakontë: Vajzat do ndalohen t’i kapin flokët bisht në shkolla! Eksitojnë studentët meshkuj

Shkollat ​​japoneze në një urdhër të ri kanë ndaluar nxënëset femra të kapin flokët e tyre bisht kali në shkolla, pasi pjesa e qafës mund të eksitojë seksualisht nxënësit meshkuj.

Ish-mësuesi i shkollës së mesme “Motoki Sugiyama” i tha Vice se arsyetimi është i ngjashëm me atë të politikës së shkollave për të brendshmet vetëm të bardha, në mënyrë që ato të mos duken përmes uniformave.

“Ata janë të shqetësuar se djemtë do të ngacmojnë vajzat, diçka e ngjashme me arsyetimin pas respektimit të rregullit të ngjyrës së të brendshmeve vetëm të bardha,” shpjegoi ai. “Unë i kam kritikuar gjithmonë këto rregulla, por për shkak se ka një mungesë kritike dhe është normalizuar kaq shumë, studentët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i pranojnë ato.”

Sipas Vice, një sondazh i vitit 2020 tregoi se në prefekturën Fukuoka të vendit, 1 në 10 shkolla e ndaloi aktivitetin.

Sugiyama dha mësim në prefekturën e Shizuokas për 11 vjet në 5 shkolla të ndryshme, ku të gjitha i shpallën thyerje ligji flokët-bisht. Meqenëse ai ndjeu se rregullat gjinore ishin seksiste dhe dekurajonte vetë-shprehjen e studentëve, ai u përpoq të çlironte fëmijët që u nënshtroheshin “kërkesave të paarsyeshme”.

Prindërit dhe studentët shprehën zemërim për kodin absurd të veshjes në qershor, duke e shtyrë qeverinë japoneze të rishikojë bordet prefekturale të rregullave të arsimit.

Ndalimi i bishtit dhe ngjyrave të të brendshmeve nuk janë udhëzimet e vetme të rrepta që duhet të ndjekin studentët japonezë. Shkollat ​​zbatojnë kufizime të mëtejshme si ngjyra e çorapeve të fëmijëve dhe madje edhe forma e vetullave të tyre. Ata gjithashtu duhet të mos lyejnë flokët, sepse nëse flokët e një studenti nuk janë “të zeza apo të drejta”, ata janë të detyruar të tregojnë prova se është ngjyra e tyre natyrale e flokëve.

/JOQ

Prev Post

E FUNDIT/ Mali i Zi heq të gjitha kufizimet

Next Post

Korça përmes shikimit dhe ndijimit të një nobelsiti

post-bars

Leave a Comment