Sot Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Timorit Lindor, vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.
Sot Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Timorit Lindor (Timor-Leste), gjatë një ceremonie nënshkrimi në Nju Jork, vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.
Falënderimi i parë i shkon Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për angazhimin e saj konkret, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, Misionit të Republikës së Kosovës në Nju Jork, zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti, Akademisë Diplomatike të MPJD-së, të gjithë diplomatëve dhe nëpunësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët kontribuan në këtë sukses.
Ky është një hap i vogël, por tregon se kur punojmë të gjithë së bashku, arritjet nuk mungojnë. Kemi dhe shumë punë për të bërë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
/https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220219321650184&id=1141617519