LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Ne kemi rrëzuar Enverin”/ Artisti Osman Mula i bashkohet protestës për çmimet: Kryeministri të dalë e të dëgjojë popullin

“Ne kemi rrëzuar Enverin”/ Artisti Osman Mula i bashkohet protestës për çmimet: Kryeministri të dalë e të dëgjojë popullin

Artisti Osman Mula i është bashkuar protestës për rritjen e çmimeve. Ai ka thënë se ndjen keqardhje kur të rinjtë që protestojnë, shoqërohen me forcë në komisariat.

Mula ka kërkuar nga kryeministri që të dëgjojnë kërkesat e tyre dhe të merren masa, njëjtë si në vendet e tjera të Ballkanit.

“Një pjesë e madhe e rinisë ka ikur. Këtë pjesën këtu, policia që dikur thoshte është me ne i merrte dje zvarrë e i dërgonte me furgona. Është krim t’i marrësh njerëzit që japin shpresën e nesërmes. Për ta që kanë shkruar Migjeni diku, e të arrestohen. Kjo është fytyra e një shteti mafioz, makabër, që ka dhunën. Kur pash mbrëmë një grua që foli disa herë, që tha që e kam 120 mijë pensionin dhe i vinin shumë lekë drita. Nga e gjetët kaq shpejtë urrejtjet? I rritët kamatat tre erë mbrëmë. Ju jeni kompani që financoni në rast zgjedhjes, ndaj jeni trima. Prandaj jeni ju dritat e së ardhmes, ju jeni shpresë e dritë që i jepni me kuptuar popullit që ne jemi ata që kemi hedhur Enverin. Ndaje mendjen, si i bën karshillëk popullit tënd? Ata s’kanë lekë për drita, e ju bëni karshillëk e ikën në Dubai.

Pse nuk ulesh me fol, pse nuk e bën si të gjithë kryeministrat e Ballkanit. Greku u ul e tha se nëse ne do të rrisim karburantin tejet normës që kemi ne si shtet do të ketë procedim. Këtë po bëjnë të gjitha shtetet. Si thotë ministrja Balluku ikni në këmbë? Njerëzit kanë halle. Pse nuk ulesh me biseduar, je kryeministër i të gjithëve. Ulu, bëj diktat dhe thuaj se kështu duket. S’e ke bërë asnjëherë. Ne nuk kemi më besim tek ti. Fëmijët tanë lajnë pjatat? Jam artist i popullit e marr 300 mijë pension, nuk më del, t’ju vij turp. Ju marrsha të keqen trima, ky vend ka nevojë për burra. Nëse merrni një të ri, më merrni mua më mirë.

As ua kam frikën hiç, s’ua kam pasur. Do të hy fukara në vorr, por do të hy si burrat. Ju mallkoftë Zoti ju Mallkoftë. Zot i madh, ruaje këtë vend shqiponjash”, tha Mula.

(BalkanWeb)

Prev Post

Sot Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Timorit Lindor, vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

Next Post

?????-?” ???????? ?? ?̧????? ? ????̈ ??̈ ????????

post-bars

Leave a Comment