LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 EBA do të rrisë prodhimin e naftës

EBA do të rrisë prodhimin e naftës

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Uashington, Yousef al-Otaiba, deklaroi se ata mbështesin rritjen e prodhimit të naftës dhe do të inkurajojnë Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës të konsiderojë nivele më të larta të prodhimit.

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Uashington, Yousef al-Otaiba, deklaroi se ata mbështesin rritjen e prodhimit të naftës dhe do të inkurajojnë Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të konsiderojë nivele më të larta të prodhimit të naftës.

Në deklaratën e tij me shkrim, Yousef al-Otaiba theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe besojnë se stabiliteti në tregjet e energjisë është kritik për ekonominë globale.

“Ne mbështesim rritjen e prodhimit dhe do të inkurajojmë OPEC-un të marrë në konsideratë nivele më të larta të prodhimit”, u shpreh ai.

Pas fluksit të lajmeve se Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i bëjnë thirrje grupit OPEC dhe OPEC+, i cili përbëhet nga vendet prodhuese të naftës jashtë OPEC-ut për të rritur prodhimin, çmimi i naftës për fuçi u ul me 13 për qind në nivelin e 110 dollarëve./TRT

Prev Post

“Ne nuk kemi sulmuar Ukrainën”, Lavrov: Civilët pengje të batalioneve vullnetare. Perëndimorët kanë shkelur parimet ndërkombëtare

Next Post

Sot Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Timorit Lindor, vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

post-bars

Leave a Comment