“Ne nuk kemi sulmuar Ukrainën”, Lavrov: Civilët pengje të batalioneve vullnetare. Perëndimorët kanë shkelur parimet ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov deklaroi se civilët janë pengje të batalioneve vullnetare ukrainase, dhe jo objektiv të ushtrisë ruse. Ai tha në një konferencë për mediat nga Antalia, se perëndimorët kanë shkelur parimet ndërkombëtare.
“Civilët e gjetën veten peng në të ashtuquajturit batalione vullnetare. Ata po përdoren si mbrojtje njerëzore. Marrëveshja për korridoret humanitare është në zbatim. Është gjetur rruga më efektivët për të larguar civilët. Ne ju kujtuam kolegëve tanë se në Bjellorusi pala ruse ofroi propozime korrekte, dhe pala ukrainase i mori këto ide. Duam të vazhdojmë marrëveshjen në territorin bjellorus.
Operacionet ushtarake, këto vlerësime bëhen nga ministria ruse e mbrojtjes. Operacioni ynë është në shënjestër. Ne shohim se sa e rrezikshme është kontakti i ndërkombëtarëve dhe BE që ka shkelur parimet ndërkombëtare, duke dorëzuar armë vdekjeprurëse në Ukrainë, duke përfshirë sisteme mbrojtëse që janë të zhvendosura dhe mund të përdoren nga terroriste që mund të rrezikojnë civilët. Këto sisteme antiraketore, ato ku përfundojnë? Duhet t’i bëhet kjo pyetje politikanëve europian. S’ka një përgjigje se si do ta kontrollojnë këtë, Kërcënimet ndaj civilëve do vazhdojnë, por do të përhapen dhe në Europë. Ne nuk kemi sulmuar Ukrainën. Ne ju kemi sqaruar juve se situata në Ukrainë ishte rrezik direkt për Rusinë.”, tha ai./balkanweb