?????-?” ???????? ?? ?̧????? ? ????̈ ??̈ ????????
Këto ditë në Stamboll është mbajtur “Java e botimeve ndërkombëtare”, një takim i botuesve të më shumë 65 vendeve të botës, ku morën pjesë mbi 365 botues. Në këtë javë kulturore, e cila organizohet për të shtatin vit me radhë nën kujdesin e Ministrisë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë dhe Shoqatës Turke të Shtypit dhe Botimit, ka marrë pjesë edhe SHB “Logos-A” nga Shkupi.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje, ku botuesit realizojnë takime, i prezantojnë botimet dhe autorët e tyre para botuesve të tjerë, si dhe vendosin marrëdhënie të reja mes vete, sipas një tradite tashmë, në fund janë ndarë edhe disa çmime prestigjioze, siç është edhe çmimi që vlerëson botimet e përkthyera nga gjuhë të huaja, e veçmas ato nga gjuha turke. Dhe, në mesin e gjithë atyre botuesve anekënd botës, SHB “Logos-A” është nderuar me çmimin e parë, duke e lënë në vend të dytë shtëpinë botuese libaneze “Arab Scientific” nga Libani, ndërsa vendin e tretë e mori botuesi “Alemak” nga Ukraina.
Çmimin e ndau vetë ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ndërsa në ceremoninë e ndarjeve së çmimeve mori pjesë edhe historiani i njohur turk, një autor i përthyer edhe në shqip nga Logos-A, Prof. dr. Ilber Ortayli.
Pranimin e këtij çmimi e bëri vetë drejtori i SHB “Logos-A”, prof. Adnan Ismaili, i cili duke u falënderuar për këtë mirënjohje prestigjioze, theksoi se: “Në këto 32 vjet veprimtari botuese kemi marrë shumë mirënjohje dhe çmime, porse ky vlerësim mbetet i veçantë për ne, shkak të peshës ndërkombëtare që e ka, sepse hap horizonte të reja.” Më tej ai shtoi se: “Kanë qenë pikërisht përkthimet, përfshirë edhe ato nga turqishtja, që në këto tri dekada i kanë bashkuar mendjet dhe popujt tanë”.
Ndërkaq, ministri Ersoy, pasi i ndau çmimet, tha se “Java Ndërkombëtare e Botimeve vjen çdo vit si mirënjohje ndaj botuesve, e cila është skicuar me idenë për të krijuar një mjedis ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja për sotmen dhe të nesërmen e botimit, si dhe për zhvillimin e komunikimit dhe marrëdhënieve mes botuesve”.
Fjalë miradije e mirënjohjeje për punën e Logosit pati edhe prof. Ilber Ortayli, i cili thekoi se: “Interferimet kulturore turko-shqiptare, që sot po i vlerësojmë me këtë çmim, në të vërtetë janë shumë më të hershme dhe datojnë që nga koha e Sami Frashërit, i cili është autori i dramës ‘Besa’ dhe romanit ‘Dashuria e Talatit me Fitnetin’ në gjuhën osmane, ndërsa është edhe themelvënësi i gjuhës moderne turke me ‘Fjalorin e Turqishtes’.”