LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Turqia kundërshton çdo ‘gjueti shtrigash’ kundër popullit, letërsisë, artit rus

Turqia kundërshton çdo ‘gjueti shtrigash’ kundër popullit, letërsisë, artit rus

Praktikat fashiste kundër rusëve hedhin hije mbi luftën legjitime të Ukrainës, tha të mërkurën Presidenti Erdoan në mbledhjen e grupit parlamentar të AK Partisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua me një fjalim grupit parlamentar të AK Partisë.

Në fjalën e tij udhëheqësi turk u ndal edhe në luftën Rusi-Ukrainë, ku tha se një mentalitet që i ndan të shtypurit sipas besimit fetar, origjinës, ngjyrës së lëkurës nuk ka asnjë lidhje as me njerëzimin dhe as me civilizimin.

Tani është kusht përballja me këtë sëmundje të racizmit që ka infektuar si qelizë kanceroze trupin e shoqërive të botës perëndimore,- u shpreh Erdoan dhe shtoi: “

“Ashtu siç nuk pranojmë braktisjen e Ukrainës, ne nuk pranojmë gjithashtu as veprime të ngjashme me një gjueti shtrigash kundër popullit, letërsisë, studentëve e artistëve rusë. Dirigjentin [rus] e orkestrës Filarmonike të Mynihut në Gjermani e shkarkojnë përse është shok i [Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir] Putinit, ç’është ky absurditet? Nga ana tjetër shikojmë që në Itali e qytete të ndryshme të Evropës ndalohen veprat e Dostojevskit. Të shohësh dhe përjetosh gjëra të tilla në këtë kohë të këtij shekulli, na dëshpëron me të vërtetë ne politikanët. Këto praktika fashiste gjithashtu hedhin hije mbi luftën legjitime të popullit ukrainas duke mos e ndarë shapin nga sheqeri, duke ushqyer klimën mërisë dhe urrejtjes dhe duke hapur pakënaqësi të reja”.

Ne si Turqi, e vijoi fjalën Erdoan, e kemi ruajtur gjakftohtësinë që nga dita e parë përballë krizave në rajon dhe kemi shfaqur një qëndrim parimor dhe të ndërgjegjshëm.

“Ne nuk kemi parë gjuhën, fenë apo ngjyrën e lëkurës të asnjërit prej njerëzve që kanë ikur nga lufta dhe persekutimi në vendin e tyre dhe kanë ardhur në derën tonë. Kombësia jonë e ka kaluar me sukses edhe një herë testin e njerëzimit”, u shpreh ai.

Duke theksuar se i vjen keq që tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës është kthyer në një luftë të nxehtë, Erdoani tha se lufta nuk ka absolutisht fitues./TRT

Prev Post

Ndër të parat në Evropë, Shqipëria ka 200 milionë fuçi rezerva nafte, por ne e blejmë me 265 lekë/litri

Next Post

Muzeu më i madh i artit në Ukrainë tërheq veprat për shkak të pushtimit rus

post-bars

Leave a Comment