
Save the Children: 800,000 fëmijë në mesin e 2 milionë refugjatëve nga Ukraina, shumica po udhëtojnë të vetëm
Agjencia ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, Save dhe Children, ka thënë se vlerësohet që 800,000 fëmijë janë në mesin e dy milionë personave që kanë ikur nga Ukraina, prej nisjes së pushtimit rus.
Shumica prej tyre janë duke bërë rrugën pa u shoqëruar nga askush, ka paralajmëruar Agjencia.
“Prindërit janë duke zbatuar masat më zemërthyese për të mbrojtur fëmijët e tyre. Kjo përfshin largimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë nga Ukraina, derisa ata qëndrojnë në Ukrainë për të mbrojtur shtëpitë”, ka thënë Irina Saghoyan nga Save the Children.
Më shumë se gjysma e refugjatëve që largohen nga Ukraina janë duke shkuar në Poloni dhe më pas në Hungari e Sllovaki./ Balkanweb