Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Art Connects Women” përfshinë 115 shtete në Dubai, Shqipe Kamberi përfaqëson Kosovën

“Art Connects Women” përfshinë 115 shtete në Dubai, Shqipe Kamberi përfaqëson Kosovën

Me portretin e një gruaje shqiptare që simbolizon luftën ndaj patriarkatit, artistja Shqipe Kamberi do të merr pjesë në edicionin e pestë të “Art Connects Women” që do të hapet më 8 mars në Dubai, e që Shqipe Kamberi përfaqëson Kosovën në këtë ekspozitë të madhe, ku marrin pjesë 115 shtete, shkruan KultPlus.

Kjo vepër e Shqipe Kamberit është vepër nga cikli i punimeve të autores “Nusja” dhe në ekspozitën e Dubait është përfshirë me organizim të ZeeArts, por e veçanta e kësaj ekspozite është se do të mbahet nën patronatin e UNESCO-s.

“Rise to Rejoice” është titulluar kjo ekspozitë që përfshinë vetëm artiste gra, dhe i dedikohet ekskluzivisht gruas.

https://www.facebook.com/ZeeArtsGallery

Shqipe Kamberi ka thënë për KultPlus se ndihet e nderuar që vepra e saj do të ekspozohet bashkë me artistët e 115 shteteve, dhe sidomos edhe për faktin që kjo ekspozitë i dedikohet gruas, por që në të njëjtën kohë është nën patronatin e UNESCO-s.

Ekspozita “Rise to Rejoice” do të hapet më 8 mars dhe do rri e hapur deri më 11 mars, mbrëmje kur edhe do të ndahen çmimet për këtë edicion. Përgjatë kësaj ekspozite do të jetë edhe një panel diskutimi me temën “Transforming the Arts and Cultural Ecosystem”. / KultPlus.com

Prev Post

“Çmimi i naftës s’varet nga qeveria”/ Balluku: Mos merrni makinën për cigare, ecni në këmbë

Next Post

”Mos vrit asnjë të sëmurë..” Urdhëresat profetike në fenë islame në rast të gjendjes së luftës

post-bars

Leave a Comment