Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Fermerët kërkojnë shteti t’i ndihmojë ta zgjerojnë prodhimin e grurit

Fermerët kërkojnë shteti t’i ndihmojë ta zgjerojnë prodhimin e grurit

Prodhimi vendor i drithërave nuk i plotëson nevojat e shtetit. Fermerët thonë se vitet e fundit për shkak të mungesës së grurit po shtojmë importet nga vendet e tjera dhe kemi kushte ideale për të prodhuar më shumë, shkruan Alsat.

Nevojitet një strategji për të rritur prodhimin vendor, shprehen fermerët. Ajo që duhet bërë është që Qeveria të bëjë analizë se sa nga toka bujqësore shtetërore mund të ndahet për drithëra. Përveç kësaj, të ndihmohen fermerët me furnizimin e lëndëve të para.

“Fatkeqësisht, kemi mungesë të këtyre kulturave për shumë vite dhe kjo është arsyeja pse si vend ne gjithmonë importojmë për ta kompensuar atë mungesë. Për të mbështetur fermerët me mbështetjen e lëndëve të para, për të parë se çdo pëllëmbë tokë e punueshme mund të mbillet në këtë mbjellje pranverore që të mos përballemi me ndonjë problem që mund të ndodhë në të ardhmen, e ai është mungesa e miellit…”, deklaroi Vaska Mojsovska – Federata Nacionale e Fermerëve.

Fermerët thonë se shteti tani e tutje duhet të njoftojë se për rezervat e mallrave do ta blejë grurin vendor në fillim të vjeljes së verës. Konflikti ushtarak në Ukrainë ka ngritur alarmin për rezervat ushqimore të vendeve dhe varësinë nga importet nga vendet e tjera, veçanërisht grurit dhe misrit. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë ka filluar të bëjë analiza për ndërhyrje të mundshme në bujqësi me qëllim të rritjes së prodhimit vendor të ushqimit./infoshqip.com

Prev Post

Putin paralajmëron shtetin në rajonin e Ballkanit: Kujdes!

Next Post

Rusia izolohet nga pjesa tjetër e botës, shkëputet nga interneti global krijon rrjetin e vet

post-bars

Leave a Comment