Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Putin paralajmëron shtetin në rajonin e Ballkanit: Kujdes!

Putin paralajmëron shtetin në rajonin e Ballkanit: Kujdes!

Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, Vladimir Putin ka nisur të ‘piketojë’ fqinjët e Ukrainës. Mësohet se Rusia ka lëshuar një paralajmërim të fortë për shtetet fqinje të Ukrainës, përfshirë dhe Rumaninë që është anëtare e NATO-s. Përmes një konferencë video, zëdhënësi i Ministrisë, Igor Konashenkov tha se disa avionë luftarakë ukrainas ishin ridislokuar në Rumani dhe fqinjët e tjerë të Ukrainës, të cilët ai nuk i bëri me dije. Konashenkov paralajmëroi se nëse ato avionë luftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori i atyre kombeve, mund të konsiderohet si angazhim në konfliktin ushtarak.

Igor Konashenkov:

Ne e dimë me siguri se avionët luftarakë ukrainas kanë fluturuar në Rumani dhe vende të tjera fqinje. Përdorimi i rrjetit të aeroporteve të këtyre vendeve si bazë për aviacionin ushtarak ukrainas dhe më pas përdorimin e këtyre mjeteve kundër ushtrisë ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur./JOQ

Burimi: timesofisrael.com

Prev Post

Arkeologët gjejnë vend gjuetie rituale në shkretëtirën jordaneze të vitit 7000 para erës sonë

Next Post

Fermerët kërkojnë shteti t’i ndihmojë ta zgjerojnë prodhimin e grurit

post-bars

Leave a Comment