Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Putin çudit me fjalimin: Ukrainasve “u është shpëlarë” truri

Putin çudit me fjalimin: Ukrainasve “u është shpëlarë” truri

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur në një konferencë për media, duke lavdëruar ushtarët e tij të cilët i ka quajtur “heronj të vërtetë”.

Ai shpalli një çmim pas vdekjes për një ushtar rus të rënë për të cilin thotë se “e hodhi veten në erë” me një granatë për të mos u kapur, shkruan Sky Neës, transmeton lajmi.net.

Putin thotë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull”, por se ukrainasit janë “kërcënuar dhe u është shpëlarë truri”.

Ai gjithashtu vazhdon pretendimet e tij të çuditshme se Rusia po lufton “neo-nazistët” dhe se civilët po përdoren si “mburoja njerëzore”.

Ndryshe nga sa ka thënë Ukraina, ai thotë se forcat ruse kanë ofruar korridore humanitare për civilët që të largohen dhe se “nacionalistët” ukrainas “po i bllokojnë ata”.

Ndërkohë, ai thotë se “operacioni ushtarak special” – siç e ka quajtur Rusia – do të vazhdojë.

“Të gjitha objektivat që u vendosën po zgjidhen ose po arrihen me sukses”, thotë ai.

Kjo ndodh pavarësisht se inteligjenca perëndimore sugjeron se pushtimi është prapa planit të Rusisë, si dhe raportet ndërkombëtare që tregojnë një numër të madh të civilëve të vrarë nga bombardimet ruse./

Prev Post

Çmimi i naftës arrin “në stratosferë”: Një litër naftë 210-220 lekë

Next Post

Ish-futbollisti holandez, Clerence Seedorf, konvertohet në Islam

post-bars

Leave a Comment