LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ish-futbollisti holandez, Clerence Seedorf, konvertohet në Islam

Ish-futbollisti holandez, Clerence Seedorf, konvertohet në Islam

“Një falënderim i veçantë për të gjitha porositë e bukura duke më uruar që u bëra pjesë e familjes muslimane”, shkroi Seedorf

Amsterdam

Ish-futbollisti holandez Clarence Seedorf, i cili ka luajtur për disa klube të mëdha evropiane, njoftoi se u konvertua në Islam, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një falënderim i veçantë për të gjitha porositë e bukura duke më uruar që u bëra pjesë e familjes muslimane”, shkroi Seedorf në një postim në Instagram, duke shtuar se është shumë i lumtur që i bashkohej Islamit.

“Një falënderim i veçantë për të dashurën time Sophia, e cila më mësoi thellësisht kuptimin e Islamit”, theksoi Seedorf.

Ai gjithashtu u shpreh se edhe si musliman, do të vazhdojë të mbajë emrin e dhënë nga prindërit e tij.

Gjatë karrierës së tij futbollistike, Seedorf ka luajtur për klube të mëdha evropiane siç janë: Ajax, Real Madrid, Sampdoria, Inter, Milan, si dhe Botafogo në Brazil.

Ai gjithashtu njihet si futbollisti i vetëm i cili ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve me tre klube të ndryshme.

Prev Post

Putin çudit me fjalimin: Ukrainasve “u është shpëlarë” truri

Next Post

Ndërron jetë Abdulatif Arnauti, përkthyesi më i mirë i letërsisë shqipe në gjuhën arabe

post-bars

Leave a Comment