LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Çmimi i naftës arrin “në stratosferë”: Një litër naftë 210-220 lekë

Çmimi i naftës arrin “në stratosferë”: Një litër naftë 210-220 lekë

Shtrenjtohet përsëri nafta në vend. Në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve një litër naftë po tregtohet 210 deri 220 Lekë duke arritur nivelin rekord të regjistruar në vend  që prej vitit 2009. Nga një vëzhgim i bërë në pikat e karburanteve në vend konstatohet se rritja e njëjtë pothuajse në të gjitha pikat. Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur që të përballojnë një çmim të tillë.https://www.youtube.com/embed/vi8lbyc5USw?feature=oembed

Shoferët e taksive shprehen se me këtë shtrenjtim të naftës  fitimet e tyre janë minimale. Thonë se nuk mund të rrisin çmimet pasi nuk do të kishin më klientë

Eksperti Zef Preçi i kërkon qeverisë që të rishikojë taksat e aplikuara në një litër naftë gjatë kësaj periudhe dhe sidomos të rrisë konkurrencën. Në një litër naftë vetëm taksat arrijnë në rreth 120 lekë duke e rënduar edhe më shumë  koston te qytetarët

Rritja e çmimit të naftës ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë .Një fuçi naftë në bursa gjatë së enjtes është shitur me 120 dollarë. /abcnews.al/

Prev Post

Nënshkruhet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e sportit dhe rinisë

Next Post

Putin çudit me fjalimin: Ukrainasve “u është shpëlarë” truri

post-bars

Leave a Comment