Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Zelensky: Brenda një jave janë vrarë rreth 9.000 ushtarë rusë

Zelensky: Brenda një jave janë vrarë rreth 9.000 ushtarë rusë

“Morali i ushtarëve rusë është përkeqësuar gjatë sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Kemi prishur planet e tyre të përgatitura prej vitesh”, tha presidenti ukrainas, tha Zelensky

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se brenda një javë janë vrarë rreth 9.000 ushtarë rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim drejtuar popullit, Zelensky tha se brenda një jave kanë prishur planet e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Morali i ushtarëve rusë është përkeqësuar gjatë sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Kemi prishur planet e tyre të përgatitura prej vitesh. Më shumë pushtues po ikin nga ne drejt shtëpive të tyre”, tha Zelensky.

Ai vuri në dukje se ukrainasit kanë dalë jashtë me duart e tyre në xhepa dhe i kanë përzënë pushtuesit nga qytetet. “Unë i admiroj sinqerisht ukrainasit. Do t’i largojmë ata (rusët) me turp. Ashtu si në kohët kur përpiqeshin të gjenin ushqimin e tyre. Këta nuk janë luftëtarë të shtetit. Këta janë fëmijë të zhdukur që janë përdorur”, tha presidenti ukrainas.

“Ukraina nuk do të dorëzohet”

“Çdo pushtues duhet ta dijë se do të përballet me reagim të ashpër nga ukrainasit”, theksoi Zelensky i cili shtoi se nuk do të dorëzohen dhe se rusët do ta kujtojnë përgjithmonë.

“Brenda një javë janë vrarë rreth 9.000 rusë. Në drejtim të Mykolaiv, ata duhet të marrin dyqind, treqind (ushtarë rusë) të moshës 19-20 vjeç me dhjetëra helikopterë”, deklaroi Zelensky.

Pasi theksoi se kjo për ukrainasit është “luftë për atdhe”, Zelensky tha: “E dimë se si filluan këto dhe e dimë përfundimin për pushtuesit. Kudo që të shkojnë, do të eliminohen në çdo vend. Pushtuesit do të marrin përgjigje nga ukrainasit”.

Prev Post

Përjashtohet nga shkolla një vajzë me mbulesë, imami kosovar thirrje urgjente Kurtit

Next Post

Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje SHBA-së: Kemi nevojë për armë tani

post-bars

Leave a Comment