Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Të moshuar, mjekë, aktorë kanë marrë armët”, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko: Lufta nuk është vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën demokratike

“Të moshuar, mjekë, aktorë kanë marrë armët”, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko: Lufta nuk është vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën demokratike

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha për CNN se megjithëse ai ka udhëtuar globin duke përfaqësuar vendin e tij si boksier i Hall of Fame, tani ai është “shumë krenar që është ukrainas”.

“Kemi qëndruar përballë një prej ushtrive më të forta në botë”, tha ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda. “Vullneti për të qenë i pavarur është prioriteti kryesor për ne. Dhe ne po mbrojmë familjet tona, qytetin tonë, vendin tonë dhe të ardhmen tonë.”
Klitschko gjithashtu bëri thirrje që vendet të mbështesin Ukrainën, sepse do të jetë “e vështirë të mbijetosh” pa të.

Klitschko tha se infrastruktura – energjia elektrike, ngrohja dhe uji – janë në funksionim në Kiev. Ai tha se autoritetet janë në komunikim të drejtpërdrejtë me Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera humanitare, të cilët kanë dërguar ushqim dhe mbështetje që është rrugës për në kryeqytetin ukrainas.

Ajo që me të vërtetë i nevojitet Kievit, tha Klitschko, janë “sanksione më të forta kundër Rusisë”.

Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar,” tha ai. “Lufta nuk është vetëm për Ukrainën. Është sfidë për të gjithë botën moderne, për (të gjithë) botën demokratike”.
Klitschko akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet të rindërtojë Bashkimin Sovjetik dhe ta bëjë Ukrainën “pjesë të (një) perandorisë ruse”.

Kryebashkiaku tha se ukrainasit do të luftojnë për “çdo shesh” dhe “çdo rrugë” të Kievit nëse forcat ruse përparojnë në qytet.

“Ne presim një luftë të madhe”, tha Klitschko, “Por ne po luftojmë për familjet tona”.
Ish-boksieri vazhdoi: “Ka një lëvizje të madhe patriotike tani. Të moshuar – mund ta imagjinoni – mjekë, aktorë, aktorë nga teatri, shumë profesione që nuk kishin pritur kurrë të luftonin, të mbanin armë, por tani ata (po) vijnë tek ne”, tha Klitschko. “Ata janë gati për të luftuar. Është e mahnitshme.”

Prev Post

Tregim/Historia e bujķut të zgjuar dhe mbretit që përloti botën. Lexojeni sepse do merrni mësim të mirë për jetën

Next Post

Rusia sërish kërcënon me armë bërthamore, Lavrov: Do t’i përdorim ato në rast

post-bars

Leave a Comment