LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Legalizimi i kanabisit/ Rama mbron idenë: Vetëm për farmaceutikën, krijon punësim

Legalizimi i kanabisit/ Rama mbron idenë: Vetëm për farmaceutikën, krijon punësim

Kryeministri Edi Rama zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në DIbër.

Rama ka folur dhe për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ai mbrojti si ide legalizimin si lëndë bazë për farmaceutikën dhe tha se krijon punësim e sjell të ardhura. Gjithashtu Rama shpjegoi dhe pse partnerët ndërkombëtarë janë kundër.

“Legalizimi i kanabisit mjekësor, pra jo për përdorim nga të gjithë, por si lëndë bazë për farmaceutikën, po tregon që ka të ardhura të rëndësishme në ekonomi. Krijon punësim, krijon një zë të ri në eksport dhe patjetër krijon më shumë të ardhura.Por duke pasur parasysh historikun, duke pasur parasysh dhe shumëçka tjetër që unë dhe ju e dimë, duhet të mendohemi dy herë para se ta marrim këtë vendim, ndaj e kemi ndarë me qytetarët. Kur vjen puna tek partnerët ata janë prapë skeptikë për këtë. jo se e kanë gabim arsyetimin, por ata nuk jetojnë këtu. jetojnë, por nuk janë të lidhur me buxhetin tonë dhe për ta është më kollaj më mirë se t’i hymë një dhimbje koke, më mirë mos e bëni fare”, deklaroi Rama.

/vizionplus/tv

Prev Post

Amerika i kërkon Zelenskyt të evakuohet nga Kievi, ai refuzon

Next Post

Kostumet ushtarake më të fuqishme në botë (Video)

post-bars

Leave a Comment