Ushtria e Ukrainës: Kemi rrëzuar 5 avionë rusë dhe një helikopter
KIEV – Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka pretenduar se pesë avionë rusë dhe një helikopter u rrëzuan herët të enjten, ndërsa forcat ruse sulmuan Ukrainën.
Ushtria ruse i ka mohuar pretendimet, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Në një postim në Twitter të enjten në mëngjes, ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba u bëri thirrje “ukrainasve anembanë globit” të flasin dhe të kërkojnë veprim nga udhëheqësit e tyre.
Goditjet e para erdhën pak pas orës 5 të mëngjesit të së enjtes, duke i dhënë fund definitivisht çdo spekulimi se çfarë kishte ndërmend të bënte presidenti rus Vladimir Putin. /abcnews.al/