TURQIA MBLEDH KËSHILLIN E SAJ TË SIGURISË / Diskutohet për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë nën kryesimin e presidentit Erdogan do të mbahet në Kompleksin Presidencial. Aty do diskutohet për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Yaşar Güler, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan, Drejtori i Komunikimeve Presidenciale Fahrettin Altun, Sekretari Privat Presidencial Hasan Doğan dhe Zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın po marrin pjesë në samit.
Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu nuk është i pranishëm në samit për shkak të pranisë së tij në Kazakistan.
/Atikaalbania