“Shqipëria është krah të NATO-s dhe BE-së”, Nikolla: Dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka reaguar lidhur me sulmin rus në Ukrainë.
Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Nikolla shprehet se Shqipëria është krah NATO- s dhe BE duke shtuar se në këtë situatë të vështirë mbështet popullin e Ukrainës.
“Dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, një vend sovran.
Shqipëria është krah NATO dhe BE në mbështetje të popullit të Ukrainës.”, tha Nikolla.
(BalkanWeb)