Të gjithë sytë nga Ukraina, gati të “plasë” mes Turqisë dhe Greqisë
Një përplasje e rëndë mes një mjeti lundrues të Rojes Bregdetare dhe dy mjeteve të peshkimit turk ka ndodhur pasditen e së martës në brigjet e Oinousses.
Sipas informacioneve nga mediat greke, anijet e peshkimit turke po gjuanin në ujërat territoriale greke, diçka që është e ndaluar.
Ekuipazhi i Rojes Bregdetare tentoi të largonte anijet turke të peshkimit nga zona bregdetare greke, por peshkatarët turq reaguan duke kundërshtuar.
Në këto kushte pala e rojës bregdetare greke ka hapur zjarr në ajër për të nxjerrë jashtë ujërave territoriale greke anijet e peshkimit turk.
Pala turke pretendon se nga të shtënat është plagosur një peshkatar turk. Ky informacion nuk është konfirmuar nga Ministria e Transportit Tregtar dhe Roja Bregdetare.
Rruga Press