“Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur ishte që nëna ime vdiq”, tha Mike Tyson.
Në një intervistë për Shay Shay Club, legjenda e boksit, Mike Tyson zbuloi se vdekja e nënës së tij, Lorne, ishte një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur ndonjëherë.
“E dini, një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur ishte që nëna ime vdiq. Ajo gjithmonë kujdesej për mua kur isha fëmijë. Nuk ka asnjë mënyrë që të luftoj dhe të mësoj të luftoj nëse ajo nuk vdiste”, ka thënë boksieri 55-vjeçar./gazetashekulli