LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gjirokastra dhe Durrësi në reality show-in e famshëm holandez

Gjirokastra dhe Durrësi në reality show-in e famshëm holandez

Reality show i famshëm holandez “Kush është i infiltruari” është ndalur këtë herë në Gjirokastër dhe Durrës, duke promovuar këto destinacione turistike shqiptare te publiku holandez.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro solli sot momente nga ky program televiziv, që ka zgjedhur Shqipërinë për xhirimet e radhës.

“Mirëmëngjes nga mbrëmja e djeshme që mblodhi sërish disa milionë teleshikues rreth ekranit të AVROTROS në Hollandë, për të parë “reality show”-n më të ndjekur që këtë sezon ka zgjedhur Shqipërinë e bukur, si skenën ku zhvillohen aventurat e personazheve”, tha Kumbaro.

Ajo theksoi se “Gjirokastra, ishte kryefjala e episodit te mbrëmshëm që shpalosi bukurinë e jashtëzakonshme te gurit të punuar në shekuj dhe magjepsjen e artizanatit që mbahet gjallë nga duarartat e Gjirokastrës së sotme”.

“Po ashtu edhe Durrësi, me intensitetin e portit dhe hapësirat e plazhit që nuk munguan, si për të treguar se Shqipëria është e bukur se i ka të gjitha brenda si një zemër e madhe, i ka të gjitha në një”, tha Kumbaro.

Shqipëria është përzgjedhur si destinacion për xhirimet e 12 serive të sezonit 22 për vitin 2022 të emisionit televiziv më të shikuar në Holandë,  (Cili është i infiltruari?).

Në emisionin me audiencë prej mbi 4 milionë shikuesish, 11 konkurrentë, personazhe VIP holandezë erdhën në Shqipëri dhe xhiruan lojërat me sfida dhe aventura, në vendet më të bukura dhe mbresëlënëse të Shqipërisë.

Emisioni Wie is de Mol? shfaqet çdo vit në Holandë, që prej vitit 2000.

Përpara Shqipërisë, destinacionet e këtij programi kanë qenë gjithashtu vende nga më të veçanta të botës, si psh., Australi, Zelandë e Re, Shtetet e Bashkuara, Kinë, Kanada, Kolumbi, Portugali, Argjentinë, Tajlandë, Meksikë, Jordani, Japoni, Irlandë e Veriut, Skoci, Itali, El Salvador, Nickaragua, Islandë, Spanjë, Gjeorgji, Republika Ҫeke, Afrikë e Jugut, Hong-Kong, Filipine, Sri-Lanka, Republika Domenikane./atsh/ KultPlus.com

Prev Post

Basha në Radio Vatikani: Shqiptarët meritojnë dhe presin një ndryshim rrënjësor të kulturës politike në vend. Të kthejmë besimin te politika. E ardhmja lind mes sakrificash

Next Post

Përhapja e fesë Islame: ”Fisnikëria shqiptare, ishte e para që provoi dukurinë e kalimit në Islam”

post-bars

Leave a Comment