LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Selçuk Bayraktar: Dronët turq janë më të mirët në botë

Selçuk Bayraktar: Dronët turq janë më të mirët në botë

Bayraktar TB2 SİHA 04.jpg

Selçuk Bayraktar vlerësoi dronët luftarakë dhe joluftarakë turq, të cilët po admirohen gjithnjë e më shumë në shkallë botërore, gjatë një interviste për televizionin panarab “Al Jazeera” me seli në Katar.

Duke iu referuar arritjeve të mjeteve ajrore luftarake pa pilotë të Turqisë në provincën siriane të Idlibit dhe rajonin azerbajxhanas të Karabakut, lideri i teknologjive të kompanisë “Baykar” tha se dronët “Bayraktar TB2” janë më të famshmit në botë dhe operojnë në 16 vende.

“Mjetet ajrore luftarake pa pilotë «Bayraktar TB2» mund të qëndrojnë në ajër për 27 orë duke përshkruar një distancë prej qindra kilometrash, mund të mbajnë një ngarkesë deri në 130 kilogramë dhe janë të pajisur me pajime ushtarake inteligjente shumë të ndjeshme”, u shpreh ai.

Pasi rikujtoi se evropianët nuk zotërojnë platforma të këtilla të krahasueshme me Turqinë dhe se hapësira e industrisë së dronëve është pushtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Izraeli, Bayraktar vuri në pah se megjithatë Turqia renditet në mesin e 3 vendeve të parë në botë në këtë fushë.

“Turqia nuk është më e varur nga jashtë në këtë fushë”, shtoi ai duke bërë me dije se vazhdon puna intensive në lidhje me avionët luftarakë pa pilotë./TRT

Prev Post

Uliksi Me Plis Në Villa La Olmeda Spanjë

Next Post

Serbia në presion, duhet të përcaktohet: Me Rusinë apo me botën demokratike

post-bars

Leave a Comment