Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Dëmtohet Kalaja e Lezhës, shkulen gurët e periudhës antike

Dëmtohet Kalaja e Lezhës, shkulen gurët e periudhës antike

Kalaja e Lezhës është dëmtuar gjatë natës së të dielës nga persona të paidentifikuar.

Disa nga gurët që i përkasin periudhës antike janë shkulur dhe janë hedhur mbi zyrën e informacionit të kalasë, e cila është shkatërruar thuajse plotësisht.

Dëmtimi është konstatuar nga punonjësit, të cilët kanë njoftuar menjëherë uniformat blu. Ndërsa specialisti i monumenteve të kulturës, ded margjoni, shprehet se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

Kjo është e disata herë që kalaja e Lezhës dëmtohet nga persona të papërgjegjshëm. Në këtë monument kulture mungojnë rojet dhe kamerat e sigurisë./vizionplus.tv

Prev Post

TikTok ndan të dhënat tuaja më shumë se çdo aplikacion tjetër i mediave sociale – dhe është e paqartë se ku shkojnë, thotë studimi

Next Post

Burimi i Shëndetit: Këshilla për trajtimin natyral të rrahjeve të shpeshta të zemrës

post-bars

Leave a Comment