E shtuna me diell! Temperatura deri në 18°C, vranësira pasdite, parashikimi i motit në Shqipëri
Dita e shtunë do të karakterizohet nga temperatura të larta. 18 gradë celsius do të jenë temperaturat në territorin shqiptar mirëpo nga mesdita do të vijnë vranësira.
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në territor, duke bërë që të përfshihen nga vranësirat dhe zona e ulët.
Ndërsa vija bregdetare do të jetë kryesisht me mot të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Rruga Press