LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rritja e çmimeve, gati po pamundëson jetesën e familjeve që marrin ndihmë ekonomike

Rritja e çmimeve, gati po pamundëson jetesën e familjeve që marrin ndihmë ekonomike

Rritja e çmimeve po varfëron pjesën dërrmuese të shqiptarëve dhe gati po pamundëson jetesën për të shumë të tjerë.

Personat që trajtohen me ndihmë ekonomike janë edhe ajo pjesë e popullatës që po e vuajnë edhe më shumë.

Sefedin Boriçi nga Dibra është një prej tyre. Sikur të mos mjaftonte shtrenjtimi i kostot së jetesës, 33-vjeçarit kryefamiljar prej gati dy muajsh i është hequr edhe pagesa e asistencës. Për këtë arsye ai i është drejtuar sot zyrës së punës në kryeqytet.

Në kushte të ngjashme ndodhen edhe të tjerë që marrin një shumë minimale në formën e ndihmës ekonomike.

Referuar të dhënave zyrtare, ndihma ekonomike është 8,5 herë më e ulët se sa nevojat. Sot një familje me 4 anëtarë mesatarisht përfiton 9 mijë e 861 lekëve, kur nevojat reale janë rreth 83 mijë e 4800 lekë.

Ndonëse ka pësuar rritje nga viti në vit, vlera e kësaj forme përkujdesje sociale mbetet e pamjaftueshme. Nga 5 247 lekë që merrte mesatarisht një familje në vitin 2018, shifra arriti në  9 861 vitin që shkoi.  

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2018 përfitonin këtë trajtim  53 114 familje, ndërsa shifra arriti në 64 710 vitin e shkuar.

Rruga Press

Prev Post

Si po ndikon pandemia në shëndetin mendor

Next Post

E shtuna me diell! Temperatura deri në 18°C, vranësira pasdite, parashikimi i motit në Shqipëri

post-bars

Leave a Comment