‘Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar në Ukrainë’. Ministri i jashtëm rus, Lavrov, bën deklaratën e fortë
Deklaratë e fortë e Ministrit të Jashtëm rus Lavrov, lidhur me pjesmarrjen e shqiptarëve në zonat e nxehta mes Ukrainës dhe Rusisë.
Lavrov pretendon se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
“Rusia ka informacione se mercenarë nga këto shtete janë dërguar atje”, tha Lavrov, i cituar nga “Sputnik”.
Lavrov tha se Rusia po i verifikon me shumë kujdes informacionet që ka mbledhur për rekrutimin e mercenarëve, për të luf*tuar në Donbas.
Në fillim të muajit, Moska u informua nga shërbimet inteligjente të separatistëve të mbështetur prej saj në këtë krahinë, për praninë e mercenarëve britanikë dhe polakë.
Krahina e Donbasit, bashkë me atë të Luhanskut, është një prej epiqendrave të konf*liktit mes Ukrainës dhe Rusisë, të nisur prej vitit 2014, kur Moska aneksoi edhe Gadishullin e Krimesë./infoshqip.com