Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kanada, fillon arrestimi i protestuesve të “Konvojit të Lirisë”

Kanada, fillon arrestimi i protestuesve të “Konvojit të Lirisë”

Pavarësisht arrestimeve, pamjet tregojnë se disa protestues kërcejnë nën shoqërimin e muzikës, ndërkohë shumë policë me jelekë të verdhë u kanë shpërndarë protestuesve broshura duke i paralajmëruar se mund të arrestohen nëse nuk shpërndahen

Në kryeqytetin Ottawa të Kanadasë ka filluar arrestimi i shoferëve të kamionëve që morën pjesë në protestën “Konvoji i Lirisë”, i cili u organizua për reagimin kundër kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19).

Policia e qytetit Ottawa filloi të arrestojë shoferët e kamionëve pas rreth dy orë nga njoftimi se është afër largimi i protestuesve nga qendra e qytetit.

Në mediat kanadeze janë paraqitur pamjet e arrestimit edhe të Chris Baber, për të cilin thuhet se është një ndër organizatorët e protestës që vazhdon që nga fundi i janarit, ndërsa policia ende nuk ka konfirmuar identitetin e liderit të protestës.

Pavarësisht arrestimeve, pamjet tregojnë se disa protestues kërcejnë nën shoqërimin e muzikës në Kodrën e Parlamentit (Parliament Hill), ndërkohë shumë policë me jelekë të verdhë u kanë shpërndarë protestuesve broshura duke i paralajmëruar se mund të arrestohen nëse nuk shpërndahen.

Arrestimet kanë ardhur pasi qeveria federale miratoi të hënën Ligjin e Situatave Emergjente. Gjithashtu thuhet se në vend për herë të parë që nga viti 1988 është zbatuar ky ligj që njihet si “Ligji i Luftës” që kur u miratua./ Anadolu Agency (AA).

Prev Post

A e keni ditur këtë për bletën; Sa barqe ka bleta? /’Mrekullia e bletës përmendur në Kur’an 1400 vjet më parë.

Next Post

Rubrika letrare Kontakt| 4 poezi nga Sadbere Gagica Spahija

post-bars

Leave a Comment