Himni i Kosovës kishte një tekst, këto janë vargjet
Himni i Kosovës sot interpretohet pa tekst, por në fillim, e kishte një të tillë.
Kur u propozua melodia nga autori Mendi Mengjiqi, e cila përdoret edhe tani, kënga kishte edhe vargje.
Megjithatë, për shkak të disa restrikcioneve të pakos së Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës për këtë çështje, ishte detyruar që ta heqë tekstin.
Më poshtë, lexoni vargjet e tekstit që e kishte fillimisht Himni i shtetit kosovar:
“Evropa”.
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.
/showbiziks.com/