LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Britanikët ‘ngujohen’ në shtëpi! Ekspertët: Stuhia e sotme më e fuqishmja në 30 vite!

Britanikët ‘ngujohen’ në shtëpi! Ekspertët: Stuhia e sotme më e fuqishmja në 30 vite!

Anglia, Gjermania, Polonia dhe Holanda po përballen me mot ekstrem dhe stuhi të fuqishme që kanë shkaktuar viktima. Ndërkohë moti i paqëndrueshëm vijon të jetë ende prezent, teksa autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi pasi ditën e sotme pritet stuhi shkatërruese më e frikshmja në 30 vite.

Mediat britanike shkruajnë se erërat do të fryjnë me shpejtësi rekord prej 160.93 kmh dhe pritet të mbërthejnë të gjithë vendin këtë mëngjes. Për shkak të stuhive, janë mbyllur shkollat dhe shumë shërbime të tjera, duke mos lejuar as qarkullimin e automjeteve.

Udhëtimet me avion, traget, por jo vetëm janë anuluar nga të gjithë, teksa apeli për të mos dalë nga shtëpia vijon ende të përçohet tek qytetarët. Ekspertët janë të shqetësuar se kushtet mund të krijojnë një fenomen moti jashtëzakonisht të rrezikshëm të njohur si ‘avioni thumbues’ , në një hapësirë të ngushtë.

Stuhitë kanë sjellë shkatërrim, ndërsa nuk ka kursyer edhe jetën e disa personave.

Burimi: dailymail.co.uk | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

Prev Post

“Kam dashuruar shumë dhe vazhdoj ta dua … ”. Historia e Claudia Morit dhe Adriano Celentanos

Next Post

Moti i tërbuar në Europë: një skenë horror nga Gjermania (video)

post-bars

Leave a Comment