Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mbi 1 mln euro false kapen në Rinas, ky është kamerunasi që i solli në Shqipëri

Mbi 1 mln euro false kapen në Rinas, ky është kamerunasi që i solli në Shqipëri

Më herët u njoftua se 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara janë sekuestruar në Aeroportin e Rinasit pas marrjes së informacioneve se një shtetas do tentonte të hynte në Shqipëri me këto kartëmonedha. Në lidhje me këtë operacion, është arrestuar një 53-vjeçar nga Kameruni i identifikuar si Josoue Ngankam. Ky shtetas i cili kishte leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian do të sillte në vendin më shumë se 1 milion euro false. Mësohet se ai kishte ardhur nga Parisi, kishte kaluar në Turqi dhe më pas në Shqipëri. Nga hetimet është zbuluar se në bashkëpunim me persona të tjerë në vendin tonë ai do hidhte në treg kartëmonedhat e falsifikuara.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme). Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular./joq-albania.com

Prev Post

Karakteristikat e kamerave dhe baterisë së telefonave të rinj të Samsung Galaxy S22

Next Post

Indeksi i Lirisë Ekonomike 2022/ Kosova renditet 28 vende më poshtë se një vit më parë, gati e fundit në Europë

post-bars

Leave a Comment