
LAJM I FUNDIT/ Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Metën, reagon Yuri Kim
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, e përfaqësuar nga Yuri Kim, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk shkarkoi presidentin e vendit Ilir Meta.
Kim tha se përmes këtij vendimi, Kushtetuesja po demostron aftësinë për të qenë e pavarir dhe profesionale.
Reagimi i ambasadës:
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet.
Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
