
Vranësira dhe reshje shiu, moti për ditën e sotme
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet i vranët e intervale të shkurtëra me diell.
Reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e lokalisht në pjesën jugperëndimore. Do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave do të fitojë shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë./vizionplus.tv