LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Zbulohet një “shtëpi bari” në mes të Tiranës, sekuestrohen vazot me kanabis dhe mijëra euro e paund

Zbulohet një “shtëpi bari” në mes të Tiranës, sekuestrohen vazot me kanabis dhe mijëra euro e paund

Një tjetër shtëpi bari është zbuluar së fundmi në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., janë gjetur dhe sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi L. Z., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, 4 kavanozë qelqi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike, një përforcues grushti, sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe shumat 11150 euro dhe 11.000 paund.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërveprimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Zbulohet një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me llamba, si dhe goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen një shumë e madhe parash, pajisje për kultivimin e kanabisit, bimë dhe lëndë narkotike, radio si të policisë dhe sende të tjera.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas në pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërveprimi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas u kap brenda në banesën e tij, të cilën e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., janë gjetur dhe sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS. Operacioni ka vijuar për goditjen e veprimtarisë së shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi L. Z., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut. Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, 4 kavanozë qelqi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike, një përforcues grushti, sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe shumat 11150 euro dhe 11.000 paund. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./JOQ

Prev Post

Lëvizjet e fundit të Rusisë, reagon Ukraina: Duhet t’i tërhiqni të gjitha trupat nga kufiri!

Next Post

Video drithëruese, Armando Broja pushton rrjetin, shijoni disa nga magjitë e tij me fanellën e Southampton

post-bars

Leave a Comment