Lëvizjet e fundit të Rusisë, reagon Ukraina: Duhet t’i tërhiqni të gjitha trupat nga kufiri!
Ukraina reagon pas nisjes së tërheqjes së trupave ruse. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thekson se “Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve”, raporton “BBC“.
“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni”, u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po ktheheshin në bazë, duke shtuar se “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzimi”.
Ai shton se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
(BalkanWeb)