LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Burimi i Shëndetit: Këshilla për duart e plasaritura për shkak të motit të ftohtë

Burimi i Shëndetit: Këshilla për duart e plasaritura për shkak të motit të ftohtë

Me ardhjen e motit të ftohtë, mund të ndodhë menjëherë tharja e lëkurës. Sidomos për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, kur lëkura është tepër e thatë në dimër, ajo mund të plasaritet dhe të shkaktojë ekzemë. Gjithashtu nga acarimi mund të ndodhë gjakosje në sipërfaqen e lëkurës si pasojë e plasaritjes së duarve.

Personat me duar të plasaritura duhet të kenë kujdes në përdorimin e produkteve kimike si detergjente dhe sapunë. Megjithëse plasaritjet në fillimin e tyre mund të duken të trajtueshme, kur neglizhohen, ato përparojnë duke kaluar në ekzemë.

Sugjerimet e zgjidhjeve natyrale që mund të aplikoni për duart tuaja të plasaritura janë si më poshtë:

1.     Rekomandohet të pini mesatarisht 2 litra ujë në ditë për të mbajtur lëkurën të lagësht (hidratuar).

2.     Mund të fërkoni vaj ulliri në duart tuaja para se të flini. Aplikimi i vajit të ullirit duke bërë masazh duart dhe duke veshur doreza ose çorape deri në mëngjes do t’i bëjë duart tuaja të buta.

3.     Një alternativë ndaj vajit të ullirit mund të jetë gjalpi natyral organik. Gjalpi që aplikoni në pjesën e sipërme të duarve, në të plasaritura, eliminon të çarat dhe sjell butësi në duar. Aplikimi i rregullt mbron lëkurën tuaj.

4.     Mund të përdorni vajra që janë të mira për lëkurën, si vaji esencial i pemës së çajit, vaji i bajames së ëmbël, vaji i susamit, vaji i arrës së kokosit. Këta vajra japin rezultate shumë efektive, veçanërisht në të gjitha plasaritjet e lëkurës për shkak të të ftohtit dhe shtimit në peshë.

5.     Ju mund të parandaloni çarjet duke aplikuar një krem hidratues në sipërfaqen e duarve gjatë ditës. Gjatë aplikimit të kremit hidratues nuk duhet të neglizhoni ta aplikoni veçanërisht në pjesën e thonjve.

Përzierjet organike për duart e thata dhe të çara kundër të ftohtit mund t’i rendisim si më poshtë:

Vaj ulliri dhe lëng limoni

Përzieni 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle lëng limoni dhe lyeni duart.

Vaj bajamesh dhe mjaltë

Duke ngrohur 1 lugë çaji mjaltë të lëngshëm mbi sobë ose kalorifer i shtoni 1 lugë gjelle vaj bajame. Bëni masazh duart dhe bazat e thonjve me këtë përzierje të ngrohtë. Këtë përzierje mund ta aplikoni çdo natë para se të shkoni në shtrat.

Avokado dhe mjaltë

Pasi të keni qëruar dhe hequr farën nga avokado, shtypeni mirë me pirun, shtoni një lugë çaji mjaltë të lëngshëm dhe përzieni derisa të marrë një formë kremoze. Lyeni mirë duart dhe lëreni për 30 minuta që lëkura të thithë vajin.

Është shumë e rëndësishme të hidhni një sasi të caktuar kamomili të thatë në qumësht dhe ta zieni atë. Pasi ta filtroni, duhet të shtoni farat e mjedrës dhe vaj ulliri. Me këtë përzierje ju mund t’i bëni masazh duarve tuaja.

Një lugë çaji mjaltë duhet të shkrihet në një tenxhere kafeje dhe të shtohen dy lugë gjelle vaj susami. Më pas duhet shtuar një lugë gjelle vaj bajame dhe një lugë glicerinë. Përzierja, e cila bëhet kremoze, mund të ruhet në një kavanoz. Kremi i përftuar duhet të përdoret me pambuk duke bërë masazh duart dhe duke veshur doreza pambuku para se të flini natën.

Ujë trëndafili

Ju mund të shtoni disa pika vaj bajame në ujin e trëndafilit dhe të zhytni çdo ditë duart në këtë ujë për 15 minuta. Më pas mund t’i thani me një peshqir letre.

Një përzierje tjetër hidratuese mund të përgatitet si më poshtë:

1 patate e zier

pak kamomil (i thatë)

1 lugë çaji vazelinë

Patatet e ziera bëhen pure. I shtohet vazelina. Pasi i përzieni mirë, duhet të shtoni lulet e thara të kamomilit dhe t’i përzieni sërish.

Aplikojeni përzierjen në duart tuaja, mbështilleni me një pecetë pambuku, lëreni për gjysmë ore dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Kur e aplikoni disa herë në javë, plasaritjet tuaja do të zhduken.

Pudër për fëmijë dhe glicerinë

Për këtë maskë duarsh, përzieni 1 lugë çaji glicerinë me 1 lugë çaji pluhur për bebe. Mund të shtoni 1-2 pika vaj ulliri. Sillni përzierjen në një konsistencë kremoze. Në këtë mënyrë, ju mund ta ruani atë për një kohë të gjatë dhe ta përdorni përsëri dhe përsëri.

Kos dhe tërshërë

Mund të shtoni 1-2 pika limoni në përzierjen e kosit dhe tërshërës; kështu që mund të arrini një përmirësim më efektiv.

Maskë kafeje

Masazhoni llumin e mbetur në fund të kafesë në pjesën e sipërme të dorës dhe në skajet e thonjve, prisni 5 minuta dhe i lani me ujë të ngrohtë.

Ju gjithashtu mund të përgatisni përzierjen e mëposhtme për të parandaluar çarjet.

3 lugë gjelle ujë trëndafili

3 lugë çaji vaj bajame

2 lugë çaji lëng limoni

1 lugë çaji uthull organike molle

Të gjithë përbërësit përzihen në enë. Përzierja aplikohet në duar në formë masazhi. Në mënyrë që duart tuaja të thithin maskën tërësisht, mund t’i mbështillni duart me një qese, një shami pambuku ose të vishni doreza. Pas pritjes për 30 minuta, mjafton t’i lani duart me ujë të ngrohtë.

Përgatitur nga Dr. Mehmet Uçar

/TRT

Prev Post

“Mesiq sjell detaje interesante për shqiptarët, befason me parashikimin për Ukrainën”

Next Post

Vikingët lanë gjurmë të thella dhe një ndiasporë kulturore …

post-bars

Leave a Comment