Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Unaza e humbur e shkollës iu rikthye pas 39 vjetësh

Unaza e humbur e shkollës iu rikthye pas 39 vjetësh

Një burrë nga Connecticut që humbi unazën e klasës së shkollës së mesme gjatë një udhëtimi në plazh, u ribashkua me unazën 39 vjet më vonë kur u gjet në papafingon e një gruaje.

Dan Hoey tha se unazën e mbajti vetëm disa muaj para se ta humbte gjatë një udhëtimi në Misquamicut Beach në Whode Island më 1982.

“E kam humbur unazën në ujë”, tha Hoey në një njoftim për shtyp.

“Mbaj mend që dallgët ishin të tmerrshme atë ditë. Unë e kërkova për një kohë, por duke e ditur që ishte zhdukur, dhe më duhej t’i tregoja babait. Më pas ishte një rrugë e gjatë për në shtëpi. Megjithatë, e tejkaluam dhe jeta vazhdoi, tha Hoey.

Nancy Hedman, e cila tani jeton në Tallahassee, tha se ajo po punonte si infermiere në stacionin e ndihmës së parë në Misquamicut Beat, i cili gjithashtu strehon gjërat e humbura dhe të gjetura, gjatë verës kur Hoey humbi unazën.

Hedman shtoi se nuk i kujtohet që e kishte marrë unazën, por ajo së fundmi e gjeti atë ndërsa pastronte papafingon e saj. Ajo tha se ishte në një kuti me sende të tjera që datonin nga e njëjta periudhë kohore kur ajo ishte duke punuar në plazh.

“E vetmja gjë që mund të mendoj është se dikush e gjeti në ujë ose rërë dhe e solli në stacionin e ndihmës së shpejtë. Nuk mbaj mend të kem parë apo marrë, por përfundoi në gjërat e humbura dhe të gjetura”, tha ajo.

Zbulimi i fundit e nxiti Hedman të kontaktojë shkollën, e cila përdori inicialet në unazë dhe vitin e diplomimit për të identifikuar Hoey si pronar, dhe ia ktheu unazën Hoey-it me postë.

“Ishte interesante, shumë interesante”, tha Hoey. “40 vjet më parë po notoja dhe unaza ime e re u zhduk, ndërsa 40 vjet më vonë një unazë e re më vjen me postë – dhe kjo sjellë përsëri shumë kujtime të mira”. / KultPlus.com

Prev Post

Takimi i tensionuar në Moskë, Lavrov la vetëm në podium Sekretaren e Jashtme britanike pas përplasjeve mbi Ukrainën (VIDEO)

Next Post

Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë kaq pompa janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

post-bars

Leave a Comment