LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 E bujshme! Izet Haxhia shpallet fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit

E bujshme! Izet Haxhia shpallet fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21-vite burg, Izet Haxhinë, ish-truprojën e Sali Berishës, për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 Shtator 1998.

Haxhisë do ti përllogaritet dhe koha kur ka qenë në burg pa u dhënë vendimi.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se dënimin Haxhia do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Haxhia u arrestua në vitin 2018 në Turqi, dhe më pas u ekstradua për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Çështja e Haxhisë u rihap nga e para, pasi më herët i është dhënë një dënim me 25 vite burg ndaj tij.

Haxhia ka pretenduar vazhdimisht pafajësinë në lidhje me krimin e rëndë që do të trondiste politikën shqiptare.

I dënuari kishte kërkuar përballjen me ish-kryeministrin Sali Berisha, gjë e cila u refuzua vazhdimisht nga vetë Berisha.

Për këtë të fundit, Gjykata e Tiranës vendosi që të mos e thërriste me forcë për të dhënë dëshminë.

Burime bëjnë me dije se përmes avokatit mbrojtës, Idajet Beqiraj, Haxhia do ti drejtohet Gjykatës së Apelit.

Vendimi i plotë:

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.

2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse.

3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.

U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.

/shpieriaime.com.al

Prev Post

Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe Kosovës

Next Post

Analisti i njohur: Fryma me tre kryeministra shqiptarë në rajon është një mesazh i qartë për ndërkombëtarët

post-bars

Leave a Comment