LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Analisti i njohur: Fryma me tre kryeministra shqiptarë në rajon është një mesazh i qartë për ndërkombëtarët

Analisti i njohur: Fryma me tre kryeministra shqiptarë në rajon është një mesazh i qartë për ndërkombëtarët

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Denion Ndrenika u shpreh se fryma në rajon me tre kryeministra shqiptarë është një mesazh edhe për ndërkombëtarët se shqiptarët dinë të bëjnë shtet.

Ai tha se Dritan Abazoviç ka qenë shumë i ri kur u fut dhe dëshmoi se nuk ka qenë i lidhur me interesat pro serbe dhe se ka treguar se mund të mbrojë interesat e Malit të Zi,

Ndrenika: Fryma në rajon me tre kryeministra shqiptarë është një mesazh edhe për ndërkombëtarët se shqiptarët dinë të bëjnë shtet duke nxjerrë figura të tilla që bëjnë shtetformim. Abazoviç ka qenë shumë i ri kur u fut dhe dëshmoi se nuk ka qenë i lidhur me interesat pro serbe. Ai ka treguar se mund të mbrojë interesat e Malit të Zi, në marrëdhëniet me NATO-n, BE-në dhe vetë interesat e problematikat që ka Mali i Zi me Serbinë, sidomos me peshën që ka kisha serbe atje.

Shtohet pesha e shqiptarëve kështu, por duhet t’i tregohet botës se shqiptarët e kanë bërë të pavarur, edhe pse atje janë të diskriminuar. Në vitin 2001 ka dalë një raport se nuk kanë të drejta të njohura në Malin e Zi.

Nga ana tjetër, krijimi i bashkësisë së komunave serbe, për mua vazhdon të jetë një gjë e dëmshme. Sado t’ua pamundësosh mundësinë serbëve, ata do ta gjejnë gjithmonë një kleçkë për të bërë skenarët e tyre.

/infoshqip.com

Prev Post

E bujshme! Izet Haxhia shpallet fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit

Next Post

Karrocieri i vetëm i Prizrenit mban gjallë traditën shekullore

post-bars

Leave a Comment