Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 NATO fton Rusinë për një raund të ri bisedimesh mes tensioneve në Ukrainë

NATO fton Rusinë për një raund të ri bisedimesh mes tensioneve në Ukrainë

Stoltenberg ripohoi gatishmërinë e NATO-s për të trajtuar shqetësimet ruse dhe për të diskutuar sigurinë evropiane, por theksoi se NATO nuk do të bëjë kompromis mbi parimet thelbësore

Bruksel

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka bërë të ditur se aleanca ka ftuar Rusinë për një raund të ri bisedimesh për të “gjetur një rrugë diplomatike përpara”.

“Këtë mëngjes i kam dërguar një letër ministrit të Punëve të Jashtme, (Sergey) Lavrov, duke përsëritur ftesën time për të vazhduar dialogun tonë në një seri takimesh në Këshillin NATO-Rusi për të gjetur një rrugë diplomatike përpara”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Johnson.

Stoltenberg ripohoi gatishmërinë e NATO-s për të trajtuar shqetësimet ruse dhe për të diskutuar sigurinë evropiane, por theksoi se NATO nuk do të bëjë kompromis mbi parimet thelbësore.

Ai shpjegoi se NATO propozoi informime të ndërsjella mbi stërvitjet dhe politikat bërthamore, mënyra për rritjen e transparencës dhe reduktimit të rreziqeve në aktivitetet ushtarake, si dhe për të reduktuar hapësirën dhe kërcënimet kibernetike.

Muajin e kaluar, në përgjigjen e saj zyrtare ndaj projekt-traktateve që Rusia i dorëzoi NATO-s dhe SHBA-së dhjetorin e kaluar, aleanca hodhi poshtë kërkesat ruse për tërheqjen e trupave dhe armëve të saj nga Evropa Lindore dhe për ndalimin e integrimit transatlantik të Ukrainës.

Aleanca ushtarake po ashtu ofroi rivendosjen e zyrave të saj përkatëse në Moskë dhe Bruksel, si dhe kërkoi nga Rusia të fillojë bisedimet për kontrollin e armëve.

SHBA me aleatët e saj evropianë e kanë akuzuar Rusinë se po përgatit terrenin për një pushtim të Ukrainës, pasi grumbulloi më shumë se 100 mijë trupa dhe artileri të konsiderueshme dhe tanke në kufi.

Moska ka mohuar përgatitjet për një ofensivë ushtarake dhe ka theksuar se trupat e saj ndodhen atje për stërvitje të rregullta./Anadolu Agency (AA).

Prev Post

105 vjet nga lindja e intelektuales, Musine Kokolari

Next Post

Rriten vizitat në parkun Disney pas lehtësimit të masave anti-Covid

post-bars

Leave a Comment