LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Olimpiada e Pekinit”, 32 atletë në izolim për shkak të COVID-19

“Olimpiada e Pekinit”, 32 atletë në izolim për shkak të COVID-19

Kryetari i Komitetit mjekësor, McCloskey tha se 50 atletë ishin liruar nga izolimi dhe se shumica e atletëve janë mirë dhe nuk kishin nevojë për ndonjë trajtim mjekësor

Beijing

Më shumë se 30 atletë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” janë në izolim pas testeve pozitive për COVID-19, njoftuan sot organizatorët.

Qëndrimi në izolim zgjat mesatarisht shtatë ditë. Kryetari i Komitetit mjekësor të ekspertëve për Lojërat e Pekinit, Brian McCloskey tha se 50 atletë ishin liruar nga izolimi dhe se shumica dërmuese e atletëve janë mirë dhe nuk kishin nevojë për ndonjë trajtim mjekësor.

Njoftimi se 32 sportistë ndodhen në ambiente izolimi erdhi pas ankesave të sportistëve dhe ekipeve për kushtet e këqija në to. Ata u ankuan për ushqim të pangrënshëm, dhoma të pista dhe mungesë të pajisjeve për trajnim dhe qasje në internet.

Organizatorët pranuan se izolimi është tashmë një situatë e vështirë për sportistët, të cilët përballen me mundësinë e mungesës së garave pas vitesh stërvitje dhe thanë se po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të të gjitha problemeve.

Për të parandaluar përhapjen e COVID-19, organizatorët në Pekin po kërkojnë që të gjithë në të ashtuquajturën “balonë” olimpike të testohen për COVID-19 në baza ditore. Ata që konfirmohen se janë pozitivë dërgohen në një institucion izolimi ku qëndrojnë derisa të rezultojnë negativë në test.

Organizatorët thanë se presin që numri i rasteve pozitive të reduktohet duke reduktuar numrin e të ardhurve në balonën olimpike.

McCloskey theksoi se të gjithë në balonë janë duke u testuar dhe se pothuajse të gjithë janë vaksinuar.

“Mendoj se shanset tuaja për t’u prekur nga COVID-19 në një rreth të mbyllur janë më pak se kudo tjetër në botë”, tha ai.

Deri më tani, ka pasur 393 raste pozitive brenda balonës olimpike. Përveç sportistëve, u infektuan edhe përfaqësues të mediave, zyrtarë të ekipeve dhe të tjerë. Më shumë se 12.800 persona mbërritën në Kinë nga jashtë me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore./Anadolu Agency (AA).

Prev Post

Ngricat dhe mungesa e prodhimit vendas shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

Next Post

Rama poston foto nga kopshti “Gjeniu i vogël”: Disa të rinj të talentuar po pikturojnë personazhe vizatimorë për vogëlushët

post-bars

Leave a Comment