LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqiptari Dritan Abazoviq gati për ta bërë historinë

Shqiptari Dritan Abazoviq gati për ta bërë historinë

Të shtunën në Podgoricë kanë nisur bisedimet preliminare për të siguruar numrat e duhur që do të votonin qeverinë e re. Këtë konfirmim e dha deputeti Millosh Konatar, nënkryetar i nismës qytetare “URA”.

Të premten në mbrëmje Kuvendi i Malit të Zi, pas një seance maratonike votoi rrëzimin e qeverisë me kryeministër Zdravko Krivokapiq. Nismëtar i këtij mocioni të mosbesimit ishte Dritan Abazoviq, që edhe vetë mbante postin e zëvendëskryeministrit.

“Dua që mandatar dhe kryeministër i ri i Malit të Zi të jetë Dritan Abazoviq. Rrëzimi i qeverisë që e kishim deri më këtë katër shkurt nuk është apokalipsi. Do të votohet qeveria e re e cila do të jetë shumë e mirë sesa kjo që e kishim deri më sot”, theksoi Konatar.

“Do të vazhdohet ajo që Dritan Abazoviq e ka bërë deri tani e që është luftimi i pa kompromis i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa marrë parasysh a do të jetë qeveri e pakicës apo tjetër ne e bëjmë me dije që secili që ka lidhje me krimin e korrupsionin dhe ka thyer ligjin nuk do te jetë i mbrojtur”, shtoi njeriu i dytë në “URA”.

Paraprakisht, Abazoviq deklaroi se është gati të formojë një qeveri të pakicës që do t’i shtynte përpara reformat dhe integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Por kur u pyet se a e sheh veten kryeministër të ardhshëm të shtetit, politikani shqiptar nga Ulqini, u tregua i matur në përgjigje.

“Është shumë herët të flitet për këtë çështje”, tha ai. Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që u finalizua të premten mori 43 vota për dhe 11 kundër. Në votim, nga 81 deputetë, morën pjesë 54 syresh./www.infoshqip.com

Prev Post

Njerëzit e ndjeshëm janë njerëzit më të ndershëm dhe më të sinqertë që keni takuar ndonjëherë

Next Post

Vdiq më 7 shkurt 2006/ Ibrahim Kodra, piktori botëror që nuk e harroi se ishte shqiptar

post-bars

Leave a Comment