LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Bizneset në stres nga çmimi i energjisë

Bizneset në stres nga çmimi i energjisë

Bizneset janë në pritje të faturës së energjisë elektrike që do të vijë për muajin janar 2022, e cila pritet të jetë më e shtrenjtë, pasi në të do të reflektohen kostot e importit që po paguan OSSHE.

Liberalizimi I këtij tregu u shty për në muajin qershor, por bizneset e mëdha pritet të kenë kosto të shtuara si pasojë e krizës së cmimeve në këtë treg dhe ky është një kërcënim për rritje të mëtejshme të cmimeve .

Bardhy Baltëza, nga shoqata e prodhuesve thotë bizneset janë në stres.

Ne, na janë rritur kostot me gati 50% si pasojë e rritjes së cmimeve, kryesisht për lëndën e parë nga importi. Ndërkohë jemi në ankth për të parë se sa do të na vijë fatura e energjisë për muajin janar, pasi kemi frikë mos na vjen e dy apo trefishuar si cmim, krahasuar me një muaj më parë. Ne prodhuesit, konkretisht fabrikat e tullave, e cimentos, fabrikat e riciklimit, pesha që zë në shpenzime fatura e energjisë arrin në 20-30%. Imagjinoni cfarë do të thotë kjo për ne nëse rritet cmimi?-u shpreh Baltëza

Shumë prej biznese që furnizohen me tension 35 kv janë përballër me kontrolle energjie për muajin janar të trefishuara. Në këto kushte shumë prej tyre I kanë kthyer sytë nga investimet në fotovoltaikë, për të shmanguar kostot e larta./vizionplus.tv

Prev Post

Letra që Mihal Grameno ia drejtoi atdhetarëve idealistë në vitin 1909

Next Post

Studimi: Zemra e Tokës po ftohet më shpejt se sa pritej

post-bars

Leave a Comment